Bota, Koronavirusi

Brazil, numri i të vdekurve nga COVID-19 rritet në 686

Në 24 orët e fundit në Brazil kanë humbur jetën 122 persona me ç'rast numri është rritur në 686 persona, ndërsa numri i rasteve në 14.018

Sinan Doğan  | 08.04.2020 - Përdıtësım : 08.04.2020
Brazil, numri i të vdekurve nga COVID-19 rritet në 686

Ankara

Vendi më i ndikuar nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mesin e vendeve të Amerikës Latine, Brazili, njoftoi se numri i të vdekurve nga virusi është rritur në 686, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas uebfaqes "Worldometer" ku përpilohen të dhënat më të përditësuara rreth COVID-19, në 24 orët e fundit në Brazil kanë humbur jetën 122 persona me ç'rast numri është rritur në 686 persona, ndërsa numri i rasteve në 14.018.

Qyteti më i madh i Brazilit dhe Amerikës Jugore, Sao Paulo, me 304 vdekje është qyteti më i prekur nga pandemia.

Guvernatori i Sao Paulo, Joao Doria, njoftoi se stadiumi i atletizmit Ibirapuera do të shndërrohet në spital fushor në kuadër të luftës me COVID-19.

Gjendja e jashtëzakonshme në vend është zgjatur deri më 22 prill.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın