Bota, archive

Betlehem, fillojnë festimet për Krishtlindjet

Të krishterët në mbarë botën u dyndën për festimin e Krishtlindjeve në Betlehem afër Jeruzalemit ku besojnë se ka lindur profeti Jezus (Isa).

24.12.2014 - Përdıtësım : 24.12.2014
Betlehem, fillojnë festimet për Krishtlindjet

BETLEHEM (AA) - Filluan festimet e Ditës së Krishtlindjeve në kishën Nativity (Rilindja) dhe përreth saj e cila gjendet në afërsi të Jeruzalemit në Betlehem raporton Anadolu Agency (AA).

Rrugët janë mbushur nga mijëra persona nga e gjithë bota të cilët kanë ardhur për të vizituar kishën e cila në botën kristiane besohet se është vendi ku ka lindur Hz.Isa (krishti).

Është krijuar një rrëmujë edhe në vajtjen për në vrimën e shpellës ku kristianët e pranojnë si vendi i lindjes së profetit Isa. Grupet pasi lexouan pasazhe të ndryshme (thënie) nga bibla më pas janë shpërndarë nëpër rrugë për të festuar.

Grupe të ndryshme të bandës frymore të cilët janë përgatitur përgjatë një viti për festimin e Krishtlindjeve kanë marshuar nëpër rrugët e Betlehemit duke i rënë gajdes.

Para kishës Nativity qëndron një pemë gjigande prej pishe e zbukuruar dhe gjithashtu në sheshin ku është vendosur edhe platforma e koncertit janë dëgjuar këngë të krishtlindjeve.

Patriarku latin i Jeruzalemit Fuad Twal, pasi ka drejtuar meshën e parë në kishën Nativity ka bekuar të krishterët.

Kisha Nativity është konsideruar si një nga vendet më të rëndësishme të shenjta të botës së krishterë. kisha e ndërtuar në vitin 338 nga Shën Helena Nëna e Perandorit Konstantin, vizitohet nga të krishterët në të gjithë botën. Kisha e ndryshuar në vitet e mëvonshme u ndërtua në formën e që është edhe sot nga perandori Justinian në shekullin e 6'të.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın