Bota, Koronavirusi

Belgjikë, varianti Omicron mund të bëhet dominues deri në Vitin e Ri

Sipas të dhënave të mikrobiologut Emmanuel Andre nga laboratori belg që monitoron shfaqjen e varianteve të reja të koronavirusit, varianti Omicron përhapet me shpejtësi

Ömer Tuğrul Çam  | 24.12.2021 - Përdıtësım : 24.12.2021
Belgjikë, varianti Omicron mund të bëhet dominues deri në Vitin e Ri

Bruksel

Numri i rasteve të infeksionit me variantin Omicron të koronavirusit në Belgjikë është dyfishuar për tri ditë dhe tani është 41 për qind e numrit të përgjithshëm të infeksioneve të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të mikrobiologut Emmanuel Andre nga laboratori belg që monitoron shfaqjen e varianteve të reja të koronavirusit, varianti Omicron përhapet me shpejtësi dhe, tha ai, nëse vazhdon të përhapet me këtë ritëm do të jetë varianti dominues në vend deri në Vitin e Ri.

Andre tha se dje rezultatet e testeve të PCR-së treguan se infeksionet e shkaktuara nga varianti Omicron përbënin 41 për qind të rasteve totale, ndërsa rastet e tjera shkaktohen nga lloji Delta i virusit.

Ai shtoi se presin që numri i rasteve të infektimit të rritet me shpejtësi brenda disa ditësh.

Steven Van Gucht, një virolog dhe këshilltar për epidemitë në qeverinë belge, tha gjithashtu se numri ditor i rasteve të variantit Omicron ishte rreth 700 javën e kaluar, kurse pas u katërfishua në rreth 3.000.

Qeveria belge vendosi më 22 dhjetor të shtrëngojë masat për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Omicron. Kinematë dhe teatrot, si dhe koncertet dhe ngjarjet kulturore janë pezulluar, ndërsa disa tregje të Krishtlindjeve janë mbyllur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın