Bota, Koronavirusi

Bangladeshi refuzon kthimin e refugjatëve Rohingya të karantinuar në ishuj

Duke folur për AA, kryediplomati i Bangladeshit, AK Abdul Momen, tha se refugjatët Rohingya të dërguar në ishull po jetojnë një jetë më të mirë sesa ato në kampet e mbushura në rrethin jugor Cox's Bazar

Ekip  | 09.07.2020 - Përdıtësım : 10.07.2020
Bangladeshi refuzon kthimin e refugjatëve Rohingya të karantinuar në ishuj

Dhaka

Bangladeshi ka refuzuar thirrjen e një organi ndërkombëtar të të drejtave të njeriut për të kthyer qindra refugjatë Rohingya nga një ishull i largët, ku ata u vendosën në karantinë dy muaj më parë për shkak të frikës nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

"Ata Rohingya në ishull janë në një ambient shumë të pastër. Qeveria atyre u siguron rregullisht ushqime dhe nevoja të tjera", tha komisari i refugjatëve në Bangladesh, Mahbub Alam Talukder.

Talukder iu përgjigj pyetjes së AA-së pas një deklarate nga organi global i të drejtave Human Right Watch, ku u kërkua nga Dhaka që "menjëherë" të transferojë mbi 300 refugjatë Rohingya nga ishulli tek familjete tyre.

Talukder njoftoi se qeveria e Bangladeshit po ofron strehim për më shumë se një milionë refugjatë Rohingya.

"Prej tyre vetëm 306 janë zhvendosur në ishull, ku ne kemi zhvilluar një vendbanim shumë të këndshëm me të gjitha masat mbrojtëse nga fatkeqësitë natyrore", theksoi ai.

Në maj të vitit 2020, Bangladeshi dërgoi disa refugjatë Rohingya në ishullin e largët Bhashan Char, që ndodhet në grykëderdhjen e lumit Meghna dhe Gjirin e Bengalit. Këta refugjatë u bllokuan në det për disa javë pasi nuk arritën të udhëtojnë ilegalisht në Malajzi nga Bangladeshi.

Të irrituar në kampe të mbushura me njerëz, refugjatët Rohingya shpesh montojnë anije për të vazhduar udhëtime të rrezikshme nga deti në vendet e tjera.

Human Rights Watch tha se autoritetet e Bangladeshit duhet "menjëherë të zhvendosin mbi 300 refugjatë Rohingya, përfshirë të paktën 33 fëmijë, nga ishulli Bhashan Char në kampet e refugjatëve në Cox's Bazar për t'u bashkuar me familjet e tyre".

"Autoritetet e Bangladeshit po përdorin pandeminë si një justifikim për të ndaluar refugjatët në një tokë të pështyrë në mes të një deti muson përderisa familjet e tyre luten me ankth për kthimin e tyre", tha Brad Adams, drejtor i organit global të të drejtave në rajonin e Azisë.

Duke folur për AA, ministri i Punëve të Jashtme i Bangladeshit, AK Abdul Momen, tha se refugjatët Rohingya të dërguar në ishull po jetojnë një jetë më të mirë sesa ato në kampet e mbushura në rrethin jugor Cox's Bazar.

"Disa gra Rohingya në ishull janë duke drejtuar sallone të bukurisë, burrat po peshkojnë dhe po kultivojnë tokë, ndërsa disa janë duke u marrë me blegtori ashtu siç bënë gjatë jetës së tyre paqësore në shtetin Rakhinë (Mianmar)", tha Momen për AA.

Duke përmendur deklaratën e grupit të të drejtave, Momen thotë se ato organe të të drejtave "duhet të lëshojnë deklarata lidhur me situatën në shtetin Rakhinë ku shumë njerëz Rohingya janë ende në rrezik".

"Aktualisht dendësia e popullsisë sonë është mbi 1.200 kilometër katror, por është më pak se 100 në SHBA. Nëse Adams është aq i shqetësuar për refugjatët Rohingya, ai duhet të bind qeverinë e tij që t'i kthejë ata në vendin e tij", tha ai. 

- Rohingya, popull i persekutuar

Populli Rohingya, i përshkruar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) si njerëzit më të persekutuar në botë, është përballur me frikën e rritur të sulmeve, pasi dhjetëra u vranë në dhunën e vitit 2012.

Sipas organizatës Amnesty International, më shumë se 750 mijë refugjatë Rohingya, kryesisht fëmijë dhe gra, u larguan nga Mianmari dhe kaluan në Bangladesh, pasi forcat e Mianmarit nisën një goditje ndaj komunitetit pakicë musliman në gusht të vitit 2017, duke e çuar numrin e njerëzve të persekutuar në Bangladesh në më shumë se 1.2 milionë.

Sipas një raporti të Agjencisë Ndërkombëtare të Zhvillimit Ontarios (OIDA), që nga 25 gushti i vitit 2017, rreth 24 mijë muslimanë Rohingya janë vrarë nga forcat shtetërore të Mianmarit.

Më shumë se 34 mijë Rohingya u hodhën në zjarr ndërsa mbi 114 mijë të tjerë u rrahën, tha raporti i OIDA-s, i titulluar "Migrimi i detyruar i popullit Rohingya: Përvoja e patreguar".

Raporti tha se rreth 18 mijë gra dhe vajza Rohingya u përdhunuan nga ushtria dhe policia e Mianmarit si dhe mbi 115 mijë shtëpi Rohingya u dogjën dhe 113 mijë të tjera u vandalizuan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.