Bota, archive

Bangladesh, dënohet me vdekje Motiur Rahman Nizami, një nga liderët e partisë Bashkësia Islame

29.10.2014 - Përdıtësım : 29.10.2014
Bangladesh, dënohet me vdekje Motiur Rahman Nizami, një nga liderët e partisë Bashkësia Islame

DHAKA (AA) - Gjykata ndërkombëtare për krimet e luftës në Bangladesh ka dhënë dënim me vdekje kundër Motiur Rahman Nizami i cili akuzohet për bashkëpunim me ushtrinë e Pakistanit, për disa krime, përdhunime dhe grabitje gjatë luftës së pavarësisë në vitin 1971, transmeton Anadolu Agency (AA).

Avokati i Nizami ka theksuar se do të kundërshtojnë vendimin në Gjykatën e Apelit. Partia Bashkësia Islame më parë ka bërë thirrje për protesta ndaj vendimeve me vdekje të gjykatave ndaj liderëve të tjerë, por deri tani për Nizamin nuk ka bërë ndonjë thirrje të ngjashme.

Një nga liderët e Bashkësia Islame Abdzlkadir Molla gjithashtu vitin e kaluar mori dënim me vdekje për akuzat krime ndaj njerëzimit, ndërsa një lider tjetër Gulam Azzam humbi jetën javën e kaluar në Spitalin Universitar Mjekësore Bangabanhu Sheihk Mujib Rahman ku po mjekohej nga pamjaftueshmëri e frymëmarrjes. Azzam ishte dënuar 90 vjet burg nga Gjykata ndërkombëtare për krimet e luftës në Bangladesh, ku u pretendua të jetë i përfshirë në bashkëpunim me ushtrinë e Pakistanit, dhe në masakrën gjatë luftës së pavarësisë në vitin 1971.

Gjykata ndërkombëtare për krimet e luftës në Bangladesh u krijua nga Partia “Avami Ligi” e cila ishte në pushtet në 2009 për të hetuar krimet e kryera gjatë luftës civile 1971. Në luftën që Bangladeshi shpalli kundër Pakistanit e cila zgjati për 9 muaj gjatë luftës së pavarësisë kanë vdekur më shumë se 3 milionë persona dhe 200 mijë gra janë përdhunuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın