Bota, Koronavirusi

Australi, edhe 2 persona të vdekur pas marrjes së vaksinës AstraZeneca

"Numri i njerëzve që vdiqën nga mpiksja e gjakut për shkak të 6,1 milionë dozave të vaksinës AstraZeneca të administruara që nga fillimi i aplikimit të vaksinave në Australi u rrit në 6 me viktimat e fundit"

Recep Şakar   | 22.07.2021
Australi, edhe 2 persona të vdekur pas marrjes së vaksinës AstraZeneca

Melbourne

Dy persona të tjerë që kishin marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca në provincat e Australisë Tasmanisë dhe Victoria vdiqën për shkak të mpiksjes së gjakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të lëshuar nga rregullatori i pavarur i barnave në vend, Administrata e Produkteve Terapike (TGA), thuhet se një burrë 44-vjeçar në Tasmani, i cili mori dozën e parë të vaksinës AstraZeneca dhe një grua 48-vjeçare në Victoria, vdiqën nga mpiksja e gjakut.

Nga ana tjetër, thuhet se numri i njerëzve që vdiqën nga mpiksja e gjakut për shkak të 6,1 milionë dozave të vaksinës AstraZeneca të administruara që nga fillimi i aplikimit të vaksinave në Australi u rrit në 6 me viktimat e fundit.

- Në Australi janë duke u rritur rastet me variantit Delta

Rritja e numrit të rasteve vazhdon në provincat New South Wales (NSW), South Australia (SA) dhe Victoria, ku vazhdon mbyllja e plotë kundër variantit Delta të koronavirusit të ri (COVID-19).

Në NSW ku u regjistrua numri më i lartë i rasteve, u regjistruan 124 raste të reja, ndërsa në Victoria 26 dhe 2 raste tjera në SA.

Në Australi ku rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 25 janar 2020, 915 nga 32.417 australianët që u prekën nga virusi humbën jetën.

Në vend ku varianti Delta është rritur në javët e fundit janë regjistruar 1.452 raste aktive, 142 vazhdojnë të trajtohen në spital dhe 29 tjerë janë nën kujdes intensiv.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın