Bota, archive

"Armët e Rusisë përdoren kundër opozitarëve"

Komandanti në rajonin e Malit Türkmen Bayırbucak, Ebu Fadıl, ka pohuar se "Nuk e dimë nëse ushtarët rusë luftojnë apo jo kundër nesh, por dimë që armët e sjella nga ato po përdoren kundër nesh"

17.09.2015
"Armët e Rusisë përdoren kundër opozitarëve"

BAYIRBUCAK (AA) - Komandanti në rajonin e Malit Türkmen Bayırbucak, Ebu Fadıl, ka pohuar se "Nuk e dimë nëse ushtarët rusë luftojnë apo jo kundër nesh, por dimë që armët e sjella nga ato po përdoren kundër nesh", raporton Anadolu Agency (AA).

Ebu Fadil ka folur për gazetarin e AA-së rreth mbështetjes së dhënë nga Rusia ndaj Assadit dhe ndikimin e saj  mbi to, ku komandanti Turkmen duke vënë në dukje ndryshimet në sulme kundrejt vendeve nën kontrollin e tyre, ka theksuar se prej disa ditësh kanë vërejtur se avionët pa pilotë që fluturojnë kanë ndryshuar. Ebu Fadil ka theksuar se mjetet ajrore fluturojnë me zhurmë dhe të dukshëm dhe menjëherë pas tyre kryhen bombardime me raketa.

Fadil duke vënë në dukje se javën e fundit janë intensifikuar sulmet u shpreh se: "Në rajonin tonë ditët e fundit disa gjëra kanë ndryshuar. Nuk e dimë nëse ushtarët rusë luftojnë apo jo kundër nesh, por dimë që armët e sjella nga ato po përdoren kundër nesh. Në pika të lartë të rajonit tonë janë vendosur kamera dhe dylbi të ndjeshme ndaj nxehtësisë së trupit, të përshtatshme për të vëzhguar natën. Sulmojnë duke i kontrolluar me kompjuter. Në sajë të këtyre armëve kemi patur dëshmorë. Këto armë të cilat më parë nuk kanë ekzistuar janë shkaktare për shumë zjarre në Malin Turkmen".

- "Qëllimi nuk është lufta kundër DAESH"-

Duke vënë në dukje se kjo mbështetje me armatime dhe pajisje ushtarake e dhënë nga Rusia ndaj Assadit për të luftuar DAESH-in, Ebu Fadil shprehet se ato nuk i besojnë këtij qëndrimi. Ai duke theksuar se kjo mbështetje ka një qëllim tjetër shprehet se: "Këto armë tani po përdoren kundër nesh dhe do të vazhdohet të përdoren. Nuk e dimë nëse përdoren edhe kundër DAESH. Siria po shkon drejt ndarjes. Sipas nesh mbështetja ruse ka ardhur në mbështetje të shtetit Nusajri i cili do të krijohet në Siri. Mendojmë se ky vendim do të dalë në takimet e sesionit të 3-të të Gjenevës i cili është planifikuar të mbahet në fund të këtij viti".

Ebu Fadil i cili pohuar se "kemi marrë informacione se në rajonet rurale të Lazkijes ndodhen ushtarë mercenarë nga Bjellorusia", ka theksuar më tej se: "Këto ushtarë përdoren si snajperë në rajonin tonë. Ne mendojmë se Siria duhet të qëndrojë e pandarë e gjitha. Për këtë ne do të vazhdojmë luftën tonë".

- "Shtetet e mëdha duan që të krijohet një luftë sektare dhe fetare"-

Ebu Fadil duke pretenduar se 5 shtetet e mëdha që drejtojnë botën nuk duan që lufta të përfundojë ka kritikuar Kombet e Bashkuara, NATO-n dhe Bashkimin Europian që nuk ngrenë zërin ndaj kësaj mbështetjeje të Rusisë. Fadıl ka shtuar më tej se Rusia, Irani dhe Kina japin mbështetje të hapur dhe askush nuk e ngre zërin.

Ai ka shtuar më tej se: "Shtetet e mëdha dëshirojnë që të zhvillohet luftë sektare, fetare. Ashtu siç është në Jemen, Irak, Siri, Libi, Somali, Nigeri, Mianmar dhe në shumë vende të tjera".

- "Mes pajisjeve ushtarake të dhëna ndaj forcave të regjimit ndodhen tanket T-82 dhe T-90"-

Ndërsa në anën tjetër sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet lokale në rajonin Lazkiye theksohet se mes pajisjeve ushtarake që Rusia i ka dhënë forcave të regjimit ndodhen tanket T-82 dhe T-90, dhe se disa nga këto tanke janë dërguar në frontin e luftës për të luftuar kundër opozitarëve.

Nga burimet pretendohet se në një bazë ushtarake të regjimit në rajonin në afërsi të malit Sulunfe në Hama kanë vajtur 8 tanke të tipit T-90 dhe afërsisht 200 ushtarë rusë. gjithashtu pretendohet se rusët për të parandaluar përparimin e opozitarëve në rajonin e Malit Turkmen dhe në Idlib drejt rajonit Lazkije  kanë dhënë çdo lloj mbështetjeje për regjimin e Assadit dhe se në radhët e regjimit ndodhet një numër i madh mercenarësh që luftojnë.

Burimet të cilët vënë në dukje se informacionet për mbështetjen ushtarake i kanë marrë nga ushtarakë brenda regjimit, gjithashtu pretendohet se Rusia nën emrin e luftës kundër organizatës terroriste DAESH në Siri ka dhënë një mbështetje të konsiderueshme me armë ndaj regjimit dhe se këto armë po përdoren kundër Turkmenëve dhe kundër grupeve të tjerë të opozitarëve të armatosur.

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın