Bota, Koronavirusi

Argjentinë, regjistrohet numri më i madh i vdekjeve ditore nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Argjentinës njoftoi se bëhet fjalë për numrin më të madh të të vdekurve në një ditë

Muhammed Emin Canik  | 12.08.2020 - Përdıtësım : 13.08.2020
Argjentinë, regjistrohet numri më i madh i vdekjeve ditore nga COVID-19

Buenos Aires

Në Argjentinë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 240 persona, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 5.004, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë e Argjentinës njoftoi se bëhet fjalë për numrin më të madh të të vdekurve në një ditë.

Në njoftimin theksohet se në periudhën e njëjtë është konfirmuar koronavirusi tek 7.043 persona dhe se numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti 260.911.

Epiqendra e infeksionit është Buenos Aires, ku me 4.576 raste që janë konfirmuar gjatë ditës së kaluar, numri i të infektuarve është rritur në 161.242.

Në Argjentinë më 20 mars me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit është vendosur orë policore, që më vonë u hoq nëpër vende ku u regjistruan më pak raste.

Ora policore, në një formë më të butë, është vazhduar në Buenos Aires deri më 16 gusht.

- Kili, 39 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit

Në Kili gjatë 24 orëve të fundit me COVID-19 e kanë humbur jetën 39 persona, me çka numri i përgjithshëm arriti në 10.178.

Në periudhën e njëjtë janë konfirmuar 1.566 raste të reja me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti në 376.616.

Janë shëruar 349.541 persona që më herët u diagnostikuan me COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın