Bota, Jamal Khashoggi

Amal Clooney reagon ndaj liderëve botërorë lidhur me "vrasjen e Khashoggit"

"Kur kolumnisti i 'Washington Post' Jamal Khashoggi u copëtua dhe u vra nga torturat e autoriteteve të Arabisë Saudite vitin e kaluar në Stamboll liderët botërorë reaguan pak, vetëm duke ngritur supet", deklaroi Clooney

Tayfun Salcı  | 11.07.2019 - Përdıtësım : 11.07.2019
Amal Clooney reagon ndaj liderëve botërorë lidhur me "vrasjen e Khashoggit" ( Tayfun Salcı - Anadolu Ajansı )

Londër

Avokatja e të Drejtave të Njeriut dhe përfaqësuesja e posaçme e qeverisë britanike për lirinë e mediave, Amal Clooney tha se liderët botërorë lidhur me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi nuk shkuan shumë përtej së ‘ngritjes së supeve‘, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Kur kolumnisti i 'Washington Post' Jamal Khashoggi u copëtua dhe u vra nga torturat e autoriteteve të Arabisë Saudite vitin e kaluar në Stamboll liderët botërorë reaguan pak, vetëm duke ngritur supet", deklaroi Clooney gjatë "Konferencës për Lirinë e Medias Botërore" e organizuar nga Ministritë e Jashtme të Britanisë së Madhe dhe Kanadasë në Londër.

Clooney kritikoi edhe presidentin e SHBA-ve Donald Trump, duke thënë se udhëheqësi amerikan shpif për median dhe i ka bërë gazetarët një objektiv në të gjithë botën.

"Pjesëmarrja në konferencë një hap pozitiv"

Ndërkohë edhe Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt ka përmendur vrasjen e Khashoggit. "Do të ishte i lehtë dorëzimi ndaj fatalizmit në një botë ku kolumnisti i 'Washington Post' Jamal Khashoggi u vra në një pronë diplomatike saudite", tha ai.

Hunt e cilësoi konferencën si një "hap pozitiv" për pjesëmarrjen e përfaqësuesve zyrtarë ku 60 ishin në nivel ministrash dhe pjesëmarrjen e mbi 1.500 gazetarëve nga më shumë se 100 vende.

Gjithashtu edhe ministrja e Jashtme e Australisë, Marise Ann Payne e cila mori pjesë si vëzhguese gjatë një fjalimi ka dënuar vrasjen e gazetarit Khashoggi si dhe vlerësoi raportin e përgatitur nga Raportuesja e Posaçme e OKB-së për Ekzekutimet Jashtëgjyqësore dhe Arbitrare, Agnes Callamard.

Nga ana tjetër, një grup i mbledhur jashtë qendrës ku u mbajt konferenca, ka protestuar ndaj qeverisë britanike për dënimin e dhënë me burg ndaj themeluesit të Wikileaks-it, Julian Assange dhe mundësisë për ekstradimin e tij qeverisë së SHBA-ve.

Konferenca e Lirisë së Medias Botërore erdh në rend dite kur Ministria e Jashtme britanike nuk i akreditoi mediat ruse RT dhe Sputnik. Konferenca do të përfundojë me seancat që do të mbahen nesër.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.