Aktivistët grekë ngritën flamurin palestinez në majën e malit Likabet në Athinë
Aktivistët shprehën solidaritet me palestinezët në Gaza

Shkup
Aktivistët pro-palestinezë varën një flamur të madh palestinez në malin Likabet në Athinë, Greqi, raporton Anadolu.
Aktivistët shprehën solidaritet me palestinezët në Gaza.
Flamuri, i cili shihej nga i gjithë kryeqyteti grek, u vendos në majë të kodrës së njohur të qytetit me pamje nga qendra e Athinës.