Bota, Koronavirusi

Afrikë, shkon në mbi 1,47 milion numri i rasteve me COVID-19

Në 24 orët e fundit janë shënuar 5.863 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.473.418 numrin e rasteve

Adam Abu-bashal  | 29.09.2020 - Përdıtësım : 29.09.2020
Afrikë, shkon në mbi 1,47 milion numri i rasteve me COVID-19

Abuja

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.473.418 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 5.863 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.473.418 numrin e rasteve ndërsa me 297 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 35.512.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 16.586, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.901 dhe në Marok 2.113 vdekje.

Në Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 671.669 raste, Maroku me 119.107 raste dhe Egjipti me 102.955.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë ka arritur në 1.218.331.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın