Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Afrikë, shkon mbi 4.6 milionë numri i rasteve me COVID-19

Numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 4.134.941 ndërsa numri i viktimave në 122.411

Adam Abu-bashal  | 02.05.2021 - Përdıtësım : 03.05.2021
Afrikë, shkon mbi 4.6 milionë numri i rasteve me COVID-19

Abuja

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Afrikë ka kaluar shifrën 4.6 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit "Worldometers", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 4.606.045.

Numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 4.134.941 ndërsa numri i viktimave në 122.411.

Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi, Egjipt dhe Libi.

Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve lidhur me virusin është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut dhe në Egjipt.

Në kontinentin afrikan më një popullsi prej rreth 1.3 miliardë banorësh deri më tani janë aplikuar mbi 15 milionë doza të vaksinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın