Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Afrikë, asgjësohen 450 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19

Vendet që asgjësuan vaksinat janë: Mauritania, Liberia, Gambia, Sudani i Jugut, Sierra Leone, Malavi, Unioni i Komoreve, Guinea dhe Republika Demokratike e Kongos

Tufan Aktaş  | 16.07.2021 - Përdıtësım : 16.07.2021
Afrikë, asgjësohen 450 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19

Stamboll

Në Afrikë janë asgjësuar 450 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Programit të Imunitetit Afrikan të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Dr. Richard Mihigo, në konferencën e tij javore për media tha se qindra mijëra doza nuk mund të përdoren për shkak të afrimit të datës së skadimit të vaksinave në 9 vende të kontinentit.

Mihigo tha se një total prej 450 mijë doza vaksinash u asgjësuan dhe se këto vende nuk mund të përfundonin vaksinimin në kohë për shkak të datës së skadimit të dërgesave.

Duke theksuar se asnjë vend nuk dëshiron të humbasë vaksinat, Mihigo shtoi se ata u kërkuan vendeve të përfundojnë të gjitha përgatitjet e tyre paraprakisht në mënyrë që vaksinat të mos harxhohen.

Vendet që asgjësuan vaksinat janë: Mauritania, Liberia, Gambia, Sudani i Jugut, Sierra Leone, Malavi, Unioni i Komoreve, Guinea dhe Republika Demokratike e Kongos.

Më shumë se 50 milionë vaksina janë aplikuar në kontinent, ku deri tani kanë arritur afërsisht 70 milionë doza të vaksinave.

Numri i rasteve me COVID-19 në kontinent tejkaloi 6 milionë ndërsa numri i viktimave kaloi mbi 155 mijë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın