Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Afrika regjistroi 72 mijë vdekje nga COVID-19 gjatë 3 muajve

Drejtori i Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se që nga fillimi i pandemisë në kontinent, janë regjistruar afërsisht 205 mijë vdekje nga virusi, 72 mijë prej të cilave kanë ndodhur në qershor, korrik dhe gusht

Tufan Aktaş  | 16.09.2021 - Përdıtësım : 17.09.2021
Afrika regjistroi 72 mijë vdekje nga COVID-19 gjatë 3 muajve

Stamboll

 Vendet afrikane regjistruan 72 mijë vdekje gjatë tre muajve, duke lënë pas periudhën më vdekjeprurëse që nga fillimi i pandemisë COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Africa CDC), Dr. John Nkengasong, në konferencën e tij javore për shtyp, deklaroi se që nga fillimi i pandemisë në kontinent, janë regjistruar afërsisht 205 mijë vdekje nga virusi, 72 mijë prej të cilave kanë ndodhur në qershor, korrik dhe gusht.

Duke theksuar se vala e katërt ka filluar në Algjeri, Benin, Kenia, Tunizi, Egjipt, Mauritius dhe Somali, Nkengasong deklaroi se vdekjet në Afrikë përbëjnë 4,4 për qind të totalit global.

Nkengasong gjithashtu tha se Afrika e Jugut, Maroku, Tunizia, Libia dhe Etiopia përbëjnë më shumë se 60 për qind të të gjitha rasteve në kontinent.

Sipas Africa CDC-së, sasia e vaksinave që kanë ardhur në kontinent ka arritur në 167,5 milionë doza, ndërsa 122 milionë doza janë administruar deri më tani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın