Bota, Koronavirusi

Afrika në recesion ekonomik për herë të parë pas 25 vitesh për shkak të COVID-19

"Kontinenti afrikan përballet me recesion ekonomik për herë të parë në 25 vitet e fundit për shkak të pandemisë së COVID-19", thuhet në raport

Gökhan Kavak  | 04.03.2021 - Përdıtësım : 04.03.2021
Afrika në recesion ekonomik për herë të parë pas 25 vitesh për shkak të COVID-19

Stamboll

Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Afrikën (UNECA) njoftoi se kontinenti i Afrikës për herë të parë është përballur me recesion ekonomik në 25 vitet e fundit për shkak të kufizimeve të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit "Building Forward for an African Green Recovery" të publikuar nga UNECA, pandemia e COVID-19 ka ndikuar negativisht në ekonominë e Afrikës.

"Kontinenti afrikan përballet me recesion ekonomik për herë të parë në 25 vitet e fundit për shkak të pandemisë së COVID-19", thuhet në raport.

Raporti bën të ditur se humbjet për shkak të COVID-19 kanë arritur në rreth 100 miliardë dollarë.

Përderisa numri i rasteve në kontinent ka arritur në 4 milionë, numri i viktimave ka shkuar në 104.834.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın