Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Afrikë, tejkalon 8.3 milionë numri i rasteve me COVID-19

Sipas faqes së internetit "Worldometers" ku azhurnohen të dhënat lidhur me COVID-19, numri i viktimave nga COVID-19 arriti në 209.356

Tufan Aktaş  | 27.09.2021 - Përdıtësım : 28.09.2021
Afrikë, tejkalon 8.3 milionë numri i rasteve me COVID-19

Stamboll

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Afrikë tejkaloi 8.3 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit "Worldometers" ku azhurnohen të dhënat lidhur me COVID-19, numri i viktimave nga COVID-19 arriti në 209.356.

Në kontinent numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 8.312.887 ndërsa numri i të shëruarve në 7.602.345.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Libi dhe në Etiopi.

Ndërsa numri më i madh i viktimave nga COVID-19 u regjistrua në Republikën e Afrikës së Jugut, Tunizi dhe në Egjipt.

Sipas të dhënave të Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC), deri më tani në kontinent janë dërguar 181 milionë doza të vaksinës ndërsa 136 milionë persona janë vaksinuar.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın