Bota, Koronavirusi

Afrikë, rritet në mbi 600 numri i vdekjeve nga COVID-19

Numri i rasteve në kontinent është 11.943, ndërsa i vdekjeve në 608

Tufan Aktaş   | 10.04.2020
Afrikë, rritet në mbi 600 numri i vdekjeve nga COVID-19

Stamboll

Në kontinentin e Afrikës rritet në mbi 600 numri i vdekjeve dhe afrohet në rreth 12 mijë numri i rasteve nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Afrika e Jugut kryeson me 1.943 raste e cila ndiqet nga Algjeria me 1.666 raste.

Ndërsa në numrin më të lartë të vdekjeve kryeson Algjeria me 235 jetë të humbura e cila ndiqet nga Egjipti me 103 vdekje.

Numri i përgjithshëm i rasteve në kontinent është 11.943, ndërsa i vdekjeve në 608.

Krahas Afrikës së Jugut dhe Algjerisë virusi deri më tani është përhapur në Egjipt, Marok, Tunizi, Kamerun, Burkina Faso dhe Nigeri.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın