19 të plagosur si pasojë e dronit që goditi qytetin Eilat nga Jemeni
Autoritetet izraelite thanë se midis të plagosurve dy persona pësuan lëndime serioze

Stamboll
Të paktën 19 persona janë plagosur pasi një dron i lëshuar nga Jemeni goditi një qendër turistike në qytetin jugor izraelit Eilat, transmeton Anadolu.
Shërbimi kombëtar i ambulancës së Izraelit (MDA) tha se midis të plagosurve dy persona pësuan lëndime serioze.
E përditshmja Yedioth Ahronoth tha se droni goditi zonën pranë qendrës tregtare Mall Hayam, një qendër turistike e frekuentuar në qytetin e Detit të Kuq.
Ushtria izraelite konfirmoi se droni ishte lëshuar nga Jemeni, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Grupi Houthi i Jemenit mori përgjegjësinë për sulmin me dron në qytetin Eilat. Zëdhënësi ushtarak i forcave Houthi, Yahya Sare’e, tha se grupi ka kryer “me sukses” një operacion ushtarak duke përdorur dy dronë që shënjestruan “dy objektiva që i përkisnin armikut izraelit në zonën Umm Al-Rashrash”, duke iu referuar emrit historik të qytetit Eilat.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.