Bota, Koronavirusi

Iran, në 24 orët e fundit 274 persona humbën jetën nga COVID-19

Me vdekjen e 274 personave numri i përgjithshëm i viktimave në Iran shkoi në 64.764

Muhammet Kurşun  | 12.04.2021 - Përdıtësım : 12.04.2021
 Iran, në 24 orët e fundit 274 persona humbën jetën nga COVID-19

Teheran

Në Iran në 24 orët e fundit me vdekjen e 274 personave si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 64.764, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë iraniane të Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, njoftoi se në 24 orët e fundit janë zbuluar 23.311 raste të reja dhe 2.844 nga këta janë hospitalizuar.

Duke treguar se numri i rasteve me COVID-19 shkoi në 2.93.452, ajo tha se me vdekjen e 274 personave numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 64.764.

Lari më tej deklaroi se 4.440 pacientë të diagnostifikuar me COVID-19 janë nën kujdes intensiv, kurse që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve shkoi në 1.720.84.

Irani me një popullsi rreth 83 milionë banorë deri më tani ka kryer 13.770.167 teste të COVID-19.

Lari tha se sipas nivelit të rrezikut 257 qytete në Iran janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm të "kuq", 129 qytete si zona "portokalli", 51 qytete si zona të "verdha" dhe 11 qytete si zona "blu". Ajo njoftoi se është ndaluar hyrja dhe dalja në qytetet me ngjyrë "të kuqe" dhe me ngjyrë "portokalli".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın