Titulli i kampionit i Ligës Ballkanike në basketboll, Prishtina apo Rilski, do të vendoset në Samokov
Sigal Prishtina - Rilski Sportist 74:72 ( 21:27; 17:16; 17:13; 19:16)

Prishtinë (AA) –Sigal Prishtina e mposhti skuadrën bullgare Rilski Sportist me rezultat të ngushtë 74:72, në ndeshjen e parë finale të Play Offit të Ligës Ballkanike në basketboll, të zhvilluar sonte në palestrën e stërmbushur në Prishtinë, në një ambient fantastik sportiv. Prishtina ka fituar një përparësi të vogël para duelit të dytë final i cili zhvillohet javën e ardhme, me 29 prill në Samokov, mirëpo çdo gjë mbetet e hapur, raporton Anadolu Agency.
Pavarësisht nga fakti se në dy ndeshjet paraprake, prishtinasit e kishin mposhtur Rilskin dy herë, në shtëpi dhe në Samokov, me rezultat identik 94:71, sonte skuadra bullgare ka qenë më e organizuar dhe ekip i cili ka udhëhequr pjesën më të madhe të ndeshjes.
Qendra Edin Bavçiq i cili u fut në lojë si rezervist, me 23 pikë dhe 8 kërcime ishte lojtari më i mirë i prishtinasve dhe më i merituari për rikthimin e rezultatit.
Me 18 pikë të shënuara, koshashënuesi i dytë më efikas i Siagl Prishtinës ishte Dardan Berisha, i shpallur MVP i Ligës Ballkanike para fillimit të takimit.
Nga ana tjetër, për Rilskin ka shkëlqyer qendra Zharko Rakoqeviq i cili shënoi 21 pikë dhe 9 kërcime, duke dominuar të shumtën e kohës nën kosha, kurse Vernon Taylor me 20 pikë i qëndroi për krahu.
Në periudhën e parë, ishte Rilski ai i cili dominoi në trapezë dhe pati efikasitet fenomenal duke qëlluar 75% nga loja për dy pikë (9/12), 50 % për treshe (2/4) dhe 75 % nga gjuajtjet e lira, duke qëlluar 3 nga 4 penalet. Po ashtu, lojtarët mysafir të Rilskit dominuar edhe në trapez duke realizuar 12 kërcime përkundër 6 të prishtinasve të cilët u mbajtën në lojë vetëm duke i falënderuar tresheve të kapitenit Edmond Azemit dhe qendrës Edin Bavçiq. Periudha e parë përfundoi me 21:27, 6 pikë epërsi për Rilskin.
Edhe në periudhën e dytë vazhdoi dominimi i Rilksit nën tabela dhe në sulm ishin më të organizuar dhe më të koncentruar, duke mos lejuar zvogëlimin e njdeshëm të epërsis. Pas 20 minutave rezultati ishte 38:43.
Dallimi u bë në periudhën e tretë dhe të katërt, të cilat Prishtina i përmbylli në favor të vetin me 17:13 dhe 19:16, duke siguruar fitoren minimale dhe duke e bërë këtë finale shumë të paparashikueshme, sepse skuadra e Rilskit edhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës Ballkanike kishte pësuar me rezultat minimal nga ekipi tjetër kosovar, Peja, mirëpo në ndeshjen e dytë e kishte mposhtur me rezultat të thellë dhe ishte kualifikuar në finale.
Duhet theksuar se para fillimit të duelit, Shay Shtriks, drejtori i Eurohold Ligës Ballkanike në Basketboll, ka ndarë dy shpërblime. Florian Miftari, drejtori i Sigal Prishtinës është shpallur menagjeri më i mirë i ligës ndërsa Dardan Berisha është shpallur MVP i Ligës Ballklanike, si koshashënuesi më i mirë i ligës me mesatare prej 25,6 pikëve për ndeshje, 5,4 asistimeve, 4.1 kërcimeve dhe 1.3 topave të vjedhur.
Pra, shikuar në përgjithësi, ishte kjo fitorja e tretë e Prishtinës kundër Rilskit sivjet, por çdo gjë mbetet e hapur dhe do të vendoset në Samokov Arena ku Prishtina duhet të fitoj edhe ndeshjen e katërt ose së paku duhet të hup me jo më shumë se 1 pikë dallim nga skuadra bullgare, nëse dëshiron të stoliset me titullin e kampionit. Nga ana tjetër, Rilskit i mjafton fitorja me tri pikë për ta fituar edicioni ne sivjetmë të BIBL.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.