Sport, aktualiteti-sportiv, basketball, archive

NBA, Gregg Popovich regjistron triumfin e njëmijtë në karrierën e tij

Gregg Popovich, trajneri i San Antonio Spurs me fitoren kundër Indianës, me rezultat 95:93, realizoi fitorën e njëmijtë jubilare.

10.02.2015 - Përdıtësım : 10.02.2015
NBA, Gregg Popovich regjistron triumfin e njëmijtë në karrierën e tij

WASHINGTON (AA) - Gregg Popovich, trajneri i San Antonio Spurs mbrëmë ka shënuar fitoren e njëmijtë në karrierën e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Fitorja e ekipit të tij kundër Indianës, me rezultat 95:93 ia mundësoi trajnerit Popovich fitoren jubilare. Një mijë fitore në NBA ligën më shpejtë se Popovich, i cili që nga viti 1996 me San Antoni Spursat fitoi pesë titujt, kanë regjistruar Phil Jackson dhe Pat Riley. 

I vetmi trajner i cili, si Popovich, me ekipin e njëjtë shënoi fitoren e njëmijë në NBA ishte Jerry Sloan. Ai me Utah Jazz realizoi 1.127 fitore. 

"Këtu jam prej vitesh. Kam pasur lojtarë të mirë dhe për atë arsye kam realizuar një mijë fitore. Koha është më e rëndësishme këtu. Duhet më shumë kohë në klub për të pasur mundësi të realizoni një sukses të tillë", ka deklaruar 66-vjeçari Popovich.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın