Sport, basketball, archive

Masa të shtuara të sigurisë për ndeshjen e basketbollit Crvena zvezda – Galatasaray

16.01.2015 - Përdıtësım : 16.01.2015
Masa të shtuara të sigurisë për ndeshjen e basketbollit Crvena zvezda – Galatasaray

BEOGRAD (AA) – Para ndeshjes së sotme të Euroleague, Cervena Zvezda- Galatasaray, stafi drejtues i ekipit pritës edhe një herë i bëri thirrje tifozëve të mos sulmojnë, të mos provokojnë, shajnë apo fyejnë në baza kombëtare apo fetare. Konfirmohet se të gjitha biletat janë shitur dhe se është shpallur si ndeshje e rrezikut të lartë, si dhe çdo incident i vogël do të sanksionohet në mënyrë drastike, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i BC Crvena zvezda Nebojsha Çoviç, konfirmoi se të gjitha biletat janë shitur brenda një periudhe prej dy orëve, ndërsa sa i përket aspektit të sigurisë, tha: "Ne kemi marrë të gjitha masat e sigurisë të cilat janë në mundësit tona, sa i përket aspektit të rrezikut të lartë që e gjithë kjo të kalojë sa më mirë, sepse të gjithë e dimë se çka ndodhi më 21 nëntor të vitit të kaluar në Stamboll. Është bërë edhe një marrëveshje shtesë, sinkronizim shtesë, patrullim rreth Arenës, vlerësimi i vendeve dhe rajoneve të caktuara, duke filluar nga aeroporti Nikola Tesla deri tek Arena." Ai konfirmoi se me iniciativë të Zvezdës, është mundësuar ardhja e trajnerit të Gallatasarait Ergin Ataman në Beograd, si dhe ka mohuar informacionin se Ataman do të vizitojë varrin e tifozit të vrarë të Zvezdës, Marko Ivkoviç.

Me vendim të Euroleague, tifozëve të Galatasarayit nuk i është lejuar ardhja në Beograd, siç nuk do ti lejohet tifozëve të Zvezdës shkuarja në Stamboll në ndeshjen e ardhshme mes Galataës dhe ekipit të Beogradit. Ai më tej shtoi se Turqia ka bërë çdo gjë për të zgjidhur çështjen dhe se arrestoi vrasësin e Ivkoviçit, dhe se tani është detyrim i Serbisë për të garantuar sigurinë e të gjithëve në Kombak arenën e Beogradit, dhe se për këtë shkak janë marrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që ndeshja të zhvillohet pa probleme, raporton Anadolu Agency.
Ndeshja e 16 e fazës së tretë të TOP Euroleague mes Crvene zvezdës dhe Gallatasarayit fillon sonte në orën 21:00. 

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın