Bora Stankoviq: Askush më nuk mund ta ndal pranimin e Kosovës në FIBA
Federata e Basketbollit e Serbisë nuk mund ta bllokojë pranimin e Kosovës në FIBA

PRISHTINË (AA) – Federata e Basketbollit e Serbisë nuk mund ta bllokojë pranimin e Kosovës në FIBA, ka thënë për “Veçernje Novosti" Borislav Stankoviq, sekretari i përgjithshëm i nderit i FIBA-s, raporton Anadolu Agency.
“Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka paraqitur dokumentacionin e nevojshëm për pranimin në shoqërinë e familjeve të basketbollit dhe kjo do të hyjë në rendin e ditës të mbledhjes dyditore të Komitetit Ekzekutiv të FIBA-së, i cili do të mbahet më 12 dhe 13 mars në Gjenevë” ka deklaruar Bora Stankoviq i cili pret që FBK-ja do ta ketë përkrahjen e shumicës së anëtarëve gjatë votimit për pranim në FIBA dhe kështu, ka hequr të gjitha dyshimet se pranimi i basketbollit kosovar mund të bllokohet, sikurse në të kaluarën.
“Për dallim nga tentimet e mëhershme të pasuksesshme për pranim në FIBA, këtë herë FBK ka argumente të forta të cilat askush nuk mund t’i mohoj. Ky është anëtarësimi i plotë i Kosovës në Komitetin Ndërkombëtarë Olimpik, si kulmin e organizimit të federatave sportive botërore. Nuk ka argument më të fortë se ky” shpjegon Stankoviq dhe shton se, këtë herë nuk mund të ndihmon as argumenti i cili është përdorur në të kaluarën, kur është thënë se Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara.
Sipas tij, ky argument më nuk pi ujë sepse në aspektin politik, Kosova ka elementet dhe dëshmitë e funksionimit shtetëror. “Nuk mund të prisni që sportistët të zgjidhin çështjen të cilën, me vite të tëra, nuk kanë mundur ta zgjidhin politikanët ose kjo është bërë në mënyrën të cilën kemi pasur mundësi ta shohim gjatë kontakteve të përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës.
Sekretari i përgjithshëm i nderit i FIBA-së thekson se përpjekjet e Federatës së Basketbollit të Serbisë për të bllokuar pranimin e FBK-së në FIBA, do të ishin të kota. “Kjo betejë është e humbur për Federatën e Basketbollit të Serbisë e cila do të bënte më mirë sikurse të merrej me zgjidhjen e problemit të deklaratës së trajnerit të Partizanit, Dushan Vujosheviqit se, Partizani ndoshta nuk do të marr pjesë në turneun final të Kupës së Radivoje Koraçit , në Nish. Para,mendoni se çka do të thotë kjo. Shthurje totale e sistemit. Nëse kjo ndodh, lirisht mund ta mbyllim dyqanin” ka përfunduar Stankoviq.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.