BALLKANI, Koronavirusi

Vuçiç: Sot mbi 13.000 persona janë vaksinuar kundër COVID-19

Në video-porosinë e publikuar në Instagram, presidenti serb Vuçiç shprehu kënaqësi që imunizimit iu përgjigjën bashkëqytetarët më të moshuar

Bojana Stojanovic  | 20.01.2021 - Përdıtësım : 20.01.2021
Vuçiç: Sot mbi 13.000 persona janë vaksinuar kundër COVID-19

Belgrad

Në Serbi, më shumë se 13.000 persona janë vaksinuar kundër koronavirusit (COVID-19) që nga sot në mëngjes deri në orën 13:00, deklaroi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në video-porosinë e publikuar në Instagram, Vuçiç shprehu kënaqësi që imunizimit iu përgjigjën bashkëqytetarët më të moshuar.

“Nesër do të vazhdojmë dhe do të tentojmë të thyejmë rekord, të shkojmë në 30.000 persona të vaksinuar”, shtoi ai.

Në Serbi dje filloi vaksinimi masiv kundër koronavirusit (COVID-19), ndërsa qytetarët përmes një aplikacioni paraqiten për imunizim, mund të zgjedhin edhe prodhuesin e vaksinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın