BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, vazhdon rritja e rasteve të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 72.274 dhe numri i të vdekurve në 1.315

Fatjon Cuka  | 24.01.2021 - Përdıtësım : 25.01.2021
Shqipëri, vazhdon rritja e rasteve të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 5 të vdekur dhe 833 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 72.274 dhe numri i të vdekurve në 1.315.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 506 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 43.890 dhe raste aktive janë 27.069.

Aktualisht, në spitalet COVID po trajtohen 286 pacientë të konfirmuar pozitivë me koronavirus.

Institucionet shëndetësore në 24 orët e fundit kanë kryer 3.511 testime dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 334.798 testime.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın