BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, rritet në 304 numri i rasteve me COVID-19

Në njoftimin zyrtar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thekson se në 24 orët e fundit janë testuar 112 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 27 raste të reja me COVID-19

Fatjon Cuka  | 03.04.2020 - Përdıtësım : 03.04.2020
Shqipëri, rritet në 304 numri i rasteve me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) është rritur në 304, me konfirmimin e 27 rasteve të reja, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përfshirë edhe personat që kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin zyrtar ministria thekson se në 24 orët e fundit janë testuar 112 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 27 raste të reja me COVID-19.

“Deri në këto momente janë testuar 2031 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 304 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç. Gjatë 24 orëve të fundit kemi 13 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 89”, thuhet në njoftim.

Deri tani në Shqipëri janë konfirmuar 16 persona të vdekur nga COVID-19, ndërsa Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu ka bërë thirrje qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

Institucionet shëndetësore vazhdojnë punën në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive.

Në vend është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, ndërsa masat janë shtyrë pa afat. Institucionet në Shqipëri kanë marrë masa të shumta si mbyllja e institucioneve arsimore, ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve me disa vende, pezullimi i transportit urban dhe i qarkullimit të automjeteve private dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın