BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, një i vdekur dhe 125 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke iu referuar të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 6.536 dhe numri i të vdekurve në 200

Fatjon Cuka  | 10.08.2020 - Përdıtësım : 11.08.2020
Shqipëri, një i vdekur dhe 125 raste të reja me COVID-19 Foto: AA/Arhiv

Tiranë

Në Shqipëri janë regjistruar 125 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe një person ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke iu referuar të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik(ISHP) ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 6.536 dhe numri i të vdekurve në 200.

Sipas ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 506 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ku Tirana vazhdon të regjistrojë numrin më të lartë të personave të infektuar.

Në vend janë shëruar edhe 37 qytetarë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 3.379, që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë raste aktive janë 2.957.

Në Shqipëri janë kryer gjithsej 46.448 testime dhe ISHP vazhdon punën në terren për rastet e dyshuara me koronavirus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın