Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 9 të vdekur dhe qindra raste të reja me COVID-19

Me 591 raste të reja, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është rritur në 183.873, ndërsa numri i të vdekurve në 2.902

Fatjon Cuka  | 28.10.2021 - Përdıtësım : 29.10.2021
Shqipëri, 9 të vdekur dhe qindra raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9 të vdekur dhe qindra raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me 591 raste të reja, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është rritur në 183.873, ndërsa numri i të vdekurve në 2.902.

Në gjithë vendin janë shëruar edhe 485 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 173.443.

Ndërkohë, në spitale po marrin trajtim 160 persona të infektuar dhe raste aktive aktualisht në të gjithë vendin janë 7.528.

Sipas ministrisë, institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.664 testime të reja, ndërsa janë kryer gjithsej 1.297.234 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın