BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 8 të vdekur dhe qindra raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 34.944 dhe numri i të vdekurve në 743, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Fatjon Cuka  | 25.11.2020 - Përdıtësım : 25.11.2020
Shqipëri, 8 të vdekur dhe qindra raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri janë regjistruar 8 të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) dhe 644 raste të reja në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 34.944 dhe numri i të vdekurve në 743, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në orët e fundit në Shqipëri janë shëruar 365 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 17.031 dhe raste aktive aktualisht janë 17.170.

Sipas ministrisë, në disa spitale në Tiranë po trajtohen qindra pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 179.842 testime për personat e dyshuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Nga ana tjetër, gjatë një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se kanë vendosur t’i rekomandojnë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, që nga data 1 dhjetor të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar në sistemin parauniversitar, me prani fizike duke e kombinuar dhe me mësimin online.

Kujtojmë se në kuadër të masave kundër përhapjes së COVID-19 në Shqipëri, përveç disa masave tjera, aktualisht mësimi në universitete vazhdon online.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın