Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 5 të vdekur dhe 207 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 128.959, prej të cilëve 2.331 persona kanë vdekur

Fatjon Cuka  | 14.04.2021 - Përdıtësım : 15.04.2021
Shqipëri, 5 të vdekur dhe 207 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 5 të vdekur dhe 207 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 128.959, prej të cilëve 2.331 persona kanë vdekur.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 538 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 99.441 dhe raste aktive aktualisht janë 27.187.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 2.698 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 597.150 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Në Shqipëri vazhdon procesi i vaksinimit dhe që nga fillimi i këtij procesi në janar janë kryer mbi 281.254 doza të vaksinës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın