BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 5 të vdekur dhe 125 raste te reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 12.073 që nga fillimi i pandemisë dhe numri i të vdekurve në gjithsej 353, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Fatjon Cuka  | 18.09.2020 - Përdıtësım : 19.09.2020
Shqipëri, 5 të vdekur dhe 125 raste te reja me COVID-19 Foto: AA/Arhiv

Tiranë

Në Shqipëri vazhdon të rritet numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 125 raste të reja dhe 5 persona kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 12.073 që nga fillimi i pandemisë dhe numri i të vdekurve në gjithsej 353, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Gjatë orëve të fundit janë shëruar 43 pacientë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 6.831 që nga fillimi i pandemisë dhe raste aktive janë 4.889.

Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 175 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 78.050 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın