Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 4 të vdekur dhe 169 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 129.128, prej të cilëve 2.335 persona kanë vdekur

Fatjon Cuka  | 15.04.2021 - Përdıtësım : 16.04.2021
Shqipëri, 4 të vdekur dhe 169 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 të vdekur dhe 169 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 129.128, prej të cilëve 2.335 persona kanë vdekur.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100.013 dhe raste aktive aktualisht janë 26.780.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 2.520 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 599.670 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Ndërkohë, në Shqipëri vazhdon procesi i vaksinimit dhe deri tani janë kryer mbi 294 mijë doza të vaksinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın