Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 3 të vdekur dhe 2.838 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 241.512 dhe numri i të vdekurve në 3.286

Saimir Alija  | 20.01.2022 - Përdıtësım : 21.01.2022
Shqipëri, 3 të vdekur dhe 2.838 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 3 të vdekur dhe 2.838 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), duke u shënuar përsëri rritje në rastet e reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 241.512 dhe numri i të vdekurve në 3.286.

Në gjithë vendin janë shëruar 1.754 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 214.633.

Aktualisht raste aktive janë 23.593, ndërsa dhjetëra persona të infektuar po vazhdojnë trajtimin në spital.

Në Shqipëri janë kryer edhe 7.634 testime të reja dhe deri më tani janë kryer gjithsej 1.605.128 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın