BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 3 të vdekur dhe 281 raste të reja me COVID-19

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 17.055 dhe numri i të vdekurve në 451, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Fatjon Cuka  | 18.10.2020 - Përdıtësım : 19.10.2020
Shqipëri, 3 të vdekur dhe 281 raste të reja me COVID-19 ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tiranë

Në Shqipëri janë regjistruar 281 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 3 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 17.055 dhe numri i të vdekurve në 451, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Gjatë orëve të fundit janë shëruar 70 pacientë, duke e rritur në 10.071 numrin e të shëruarve dhe raste aktive aktualisht janë 6.533.

Sipas njoftimit të ministrisë, aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 256 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë, institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 107.369 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın