BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 3 të vdekur dhe 124 raste të reja me COVID-19

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 13.045 dhe numri i të vdekurve mbetet gjithsej 373, që nga fillimi i pandemisë

Fatjon Cuka  | 25.09.2020 - Përdıtësım : 26.09.2020
Shqipëri, 3 të vdekur dhe 124 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 124 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 3 persona kanë ndërruar jetë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 13.045 dhe numri i të vdekurve gjithsej 373, që nga fillimi i pandemisë.

Në orët e fundit 70 pacientë janë shëruar, duke e rritur në 7.309 numrin e të shëruarve dhe aktualisht raste aktive janë 5.363.

Aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 178 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Sipas ministrisë, vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 83.911 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın