BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 2 të vdekur dhe 106 raste të reja me COVID-19

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 13.259 dhe numri i të vdekurve gjithsej 377, që nga fillimi i pandemisë

Fatjon Cuka  | 27.09.2020 - Përdıtësım : 28.09.2020
Shqipëri, 2 të vdekur dhe 106 raste të reja me COVID-19

Tiranë
Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 106 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 2 persona kanë ndërruar jetë, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 13.259 dhe numri i të vdekurve gjithsej 377, që nga fillimi i pandemisë.

Në orët e fundit janë shëruar 137 pacientë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 7.534 dhe aktualisht raste aktive janë 5.348

Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 182 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet e sigurisë për rihapjen nga data 1 tetor, të restoranteve, bareve dhe pishinave në ambiente të mbyllura.

Institucionet shëndetësore vijojnë testimet dhe gjurmimin e rasteve të dyshuara në të gjithë vendin dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 85.554 testime për personat e dyshuar me koronavirus.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın