BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, shënohet rekord i ri i rasteve të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 319 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19)

Saimir Alija   | 30.10.2020
Shqipëri, shënohet rekord i ri i rasteve të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri janë regjistruar 319 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), një rekord i ri që nga fillimi i pandemisë, ndërsa 3 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 20.634 dhe numri i të vdekurve në 502, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e rritur në 11.097 numrin e të shëruarve në vend dhe raste aktive aktualisht janë 9.035.

Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 301 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 123.960 testime për personat e dyshuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Kujtojmë se në Shqipëri që nga 15 tetori ka hyrë në fuqi akti normativ i miratuar nga Qeveria e Shqipërisë që përcakton se maska është e detyrueshme të përdoret në ambientet jashtë shtëpisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın