Shqipëri, një i vdekur dhe 49 raste të reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 131.939, prej të cilëve 2.427 persona kanë vdekur

Tiranë
Në 24 orët e fundit në Shqipëri është regjistruar një i vdekur dhe 49 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 131.939, prej të cilëve 2.427 persona kanë vdekur.
Gjithashtu janë shëruar 983 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 122.105 dhe raste aktive aktualisht janë 7.407.
Ndërkohë, janë kryer edhe 2.964 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 671.495 testime për personat e dyshuar me COVID-19.
Në Shqipëri vazhdon procesi i vaksinimit dhe që nga fillimi i këtij procesi në janar janë kryer mbi 638.338 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.