Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, një i vdekur dhe 12 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.297 prej të cilëve 2.449 persona kanë vdekur

Fatjon Cuka  | 29.05.2021 - Përdıtësım : 30.05.2021
Shqipëri, një i vdekur dhe 12 raste të reja me COVID-19

Albania

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 12 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë një person ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.297 prej të cilëve 2.449 persona kanë vdekur.

Gjithashtu janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.215 dhe raste aktive aktualisht janë 633.

Ndërkohë, janë kryer edhe 3.255 testime të tjera ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 715.526 testime për personat e dyshuar me COVID-19.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın