BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, mbahet koncerti online "Shërim në muzikë"

Koncertin e përshëndeti drejtori i Institutit "Yunus Emre" (YEE), Prof. Dr. Şeref Ateş, i cili tha se "Uroj që ky koncert të sjellë shërim, paqe dhe qetësi anë e mbanë botës"

Fatjon Cuka   | 22.05.2020
Shqipëri, mbahet koncerti online "Shërim në muzikë" Foto: Olsi Shehu / AA

Shkodër

Nën kujdesin e Institutit "Yunus Emre" Shkodër në bashkëpunim me Shoqatën e Terapive të Aplikuara Muzikore (UMTED) është mbajtur koncerti online "Shërim në muzikë", me qëllimin për t’u bërë mbështetje gjatë situatës së pandemisë COVID-19, raporton Anadolu Agency (AA).

Programi filloi me leximin e Kur’anit Famëlartë, dedikuar atyre që humbën jetën si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) nga kryeimami i Xhamisë "Ejup Sulltan" të Stambollit, hafiz Metin Çakar.

Koncertin e përshëndeti drejtori i Institutit "Yunus Emre" (YEE), Prof. Dr. Şeref Ateş, i cili tha se "Uroj që ky koncert të sjellë shërim, paqe dhe qetësi anë e mbanë botës".

"Shpresoj që Bajrami që po afron të përjetohet në atmosferë festive për gjithë njerëzimin. Tashmë mbërritëm në përfundim të periudhës së karantimit, në të cilën gjendeshim prej dy muajsh. Shpresoj që i gjithë njerëzimi ta kemi kaluar me sukses këtë provim. Duke shpresuar që do të jetojmë ditë edhe më të bukura, ku të mbizotërojë paqja dhe të kuptohet vlera e jetës, ju përcjell urimet më të mira për Bajramin", tha Ateş.

Aktivitetin online e përshëndeti edhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, i cili tha se ky koncert është frymëzuar nga terapia muzikore për të sëmurët.

"Faktikisht në periudhën në të cilën po kalojmë, të gjithë ne, dashje pa dashje për shkak të kësaj pandemie, jemi ndikuar psikologjikisht në përmasa të caktuara. Shpresoj që koncerti do të na bëjë mirë të gjithëve, në një farë mënyre do të ketë efektin e një terapie për ne. Ju uroj të gjithëve Fitër Bajramin. Shpresoj që ky bajram të sjellë mirësi, mbarësi, bukuri dhe shëndet për vendin tonë, kombin tonë, gjithë njerëzimin dhe mbarë botën islame", theksoi ambasadori Yörük.

Në koncertin që u realizua me prezantimin e kryetarit të UMTED-it, Prof. Dr. Levent Öztürk, interpretuan artistët Furkan Bilgi, Şükrü Fırat, Deniz Göktaş, Anıl Kanarya, Göksucan Ar, Kaan Taşdelen dhe të tjerë.

Sipas organizatorëve, koncerti u dedikohet të gjithë personave që kërkojnë shërim dhe mbështetje gjatë pandemisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın