BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 9 të vdekur dhe 348 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 126.531, prej të cilëve 2.265 persona kanë vdekur

Fatjon Cuka  | 04.04.2021 - Përdıtësım : 05.04.2021
Shqipëri, 9 të vdekur dhe 348 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 të vdekur dhe 348 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 126.531, prej të cilëve 2.265 persona kanë vdekur.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 669 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93.842 dhe raste aktive aktualisht janë 30.424.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.056 testime të tjera dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 570.627 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Sipas ministrisë, vijon procesi i vaksinimit i cili po kryhet nga ekipe të trajnuar në të gjithë vendin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın