BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 5 të vdekur dhe 154 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 6.971 dhe numri i të vdekurve në 213, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Fatjon Cuka   | 13.08.2020
Shqipëri, 5 të vdekur dhe 154 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri janë regjistruar 154 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 5 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 6.971 dhe numri i të vdekurve në 213, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke iu referuar të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 643 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19 dhe rastet e reja pozitive janë regjistruar në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit.

Ndërkohë, janë shëruar edhe 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3.616, kurse raste aktive janë 3.142.

Në Shqipëri janë kryer gjithsej 48.319 testime dhe institucionet shëndetësore vazhdojnë punën në terren për testimet ndaj personave të dyshuar me koronavirus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın