Shqipëri, 4 të vdekur dhe 992 raste të reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 159.423

Tiranë
Shqipëria gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 4 vdekje dhe 992 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 159.423.
Me vdekjen edhe të 4 personave gjatë orëve të fundit, numri i të vdekurve në gjithë vendin është rritur gjithsej në 2.557.
Ndërkohë janë shëruar edhe 843 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e rritur numrin e të shëruarve në 144.122, dhe raste aktive aktualisht janë 12.744.
Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer edhe 5.480 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 1.131.553 testime për personat e dyshuar me COVID-19.
Në vend vijon vaksinimi masiv në pikat e përqendruara të vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1.618.111 doza të vaksinës ndaj COVID-19 dhe prej tyre, 713.517 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.