Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 4 të vdekur dhe 853 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 148.222

Fatjon Cuka  | 02.09.2021 - Përdıtësım : 03.09.2021
Shqipëri, 4 të vdekur dhe 853  raste të reja me COVID-19

Tiranë

Shqipëria gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 4 vdekje dhe 853 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 148.222.

Me vdekjen edhe të 4 personave gjatë orëve të fundit numri i të vdekur në vend është rritur gjithsej në 2,505.

Ndërkohë janë shëruar edhe 526 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 134.802, dhe raste aktive aktualisht në të gjithë vendin janë 10.915.

Sipas ministrisë, në Spitalin Infektiv në Tiranë po trajtohen 103 pacientë të infektua me koronavirus.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer edhe 5.637 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 1.059.241 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın