Shqipëri, 23 raste të reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 276 qytetarë si të dyshuar me COVID-19 dhe rastet pozitive janë kontakte të rasteve të mëparshme, por edhe raste të reja

Tiranë
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 23 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.099, transmeton Anadolu Agency(AA).
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 276 qytetarë si të dyshuar me COVID-19..
“Numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1.099. Prej tyre, mbi 77 për qind janë të shëruar. Në vend aktualisht janë 215 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 28 qytetarë, duke e rritur në 851 numrin e të shëruarve.
Deri tani në Shqipëri janë kryer gjithsej 15.595 testime, ndërkohë 33 persona kanë humbur jetën nga COVID-19, që nga fillimi i pandemisë.
Për shkak të COVID-19 në Shqipëri vazhdon gjendja e fatkeqësisë natyrore, ku janë në fuqi disa nga masat, ndërsa prej disa javësh ka filluar zbatimi i strategjisë së rihapjes dhe lehtësimit të masave për qytetarët dhe bizneset.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.