BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 20 të vdekur dhe 916 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 105.229 dhe numri i të vdekurve në 1.756

Fatjon Cuka  | 26.02.2021 - Përdıtësım : 26.02.2021
Shqipëri, 20 të vdekur dhe 916 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 20 të vdekur dhe 916 raste pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 105.229 dhe numri i të vdekurve në 1.756.

Ndërkohë, janë shëruar edhe 849 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 68.007 dhe raste aktive janë 35.466.

Në orët e fundit institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.689 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 459.023 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Sipas ministrisë vazhdon procesi i vaksinimit dhe gjithsej janë kryer 11.136 vaksina.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın