BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 2 të vdekur dhe 108 raste të reja me COVID-19

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 13.153 dhe numri i të vdekurve mbetet gjithsej 375, që nga fillimi i pandemisë

Fatjon Cuka  | 26.09.2020 - Përdıtësım : 27.09.2020
Shqipëri, 2 të vdekur dhe 108 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 108 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 2 persona kanë ndërruar jetë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 13.153 dhe numri i të vdekurve mbetet gjithsej 375, që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë, në orët e fundit janë shëruar 88 pacientë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 7.397 dhe aktualisht raste aktive me koronavirus janë 5.381.

Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 179 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Institucionet shëndetësore vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 84.722 testime për personat e dyshuar me koronavirus.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın