Shqipëri, 18 të vdekur dhe qindra raste të reja me COVID-19
Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 36.245 dhe numri i të vdekurve në 771, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Tiranë
Në Shqipëri janë regjistruar 18 të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) dhe 645 raste të reja në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 36.245 dhe numri i të vdekurve në 771, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 403 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.755 dhe raste aktive aktualisht janë 17.719.
Në disa spitale në Tiranë po trajtohen 463 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, ndërkohë personat e tjerë të prekur trajtohen në shtëpi.
Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 184.217 testime për personat e dyshuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.