Shqipëri, 10 raste të tjera të reja me COVID-19
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 756.983

Tiranë
Shqipëria ka regjistruar 10 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 756.983.
Ndërkohë, numri i të vdekurve në vend është gjithsej deri tani 2.453.
Gjithashtu janë shëruar 16 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.842, dhe raste aktive aktualisht janë 164.
Autoritetet shëndetësore kanë kryer edhe 2.224 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 756.983 testime për personat e dyshuar me COVID-19.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.