BALLKANI, Koronavirusi

Serbia shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së koronavirusit

Gjendja e jashtëzakonshme hyn në fuqi menjëherë

Andelija Stojkovic  | 15.03.2020 - Përdıtësım : 16.03.2020
Serbia shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së koronavirusit

Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministrja Ana Brnabiq dhe kryetarja e parlamentit serb, Maja Gojkoviq, sonte shpallën gjendje të jashtëzakonshme në vend që hyn në fuqi menjëherë për shkak të përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Qeveria e Serbisë do të miratojë masa emergjente që vlejnë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

"Serbia sot është në luftë kundër një kundërshtari të padukshëm të cilin duhet ta mposhtë. Është një luftë për ata që e themeluan këtë vend, por edhe për të ardhmen e Serbisë", ka thënë presidenti serb Vuçiq.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.